Pyetjet më të Shpeshta

Procesi i Aplikimit

  • Si të Aplikoni Online për Pozita të Hapura të Punës? - Manuali

  • A duhet të bashkangjes patjetër CV-në time gjatë aplikimit?

    CV-ja duhet të bashkangjitet patjetër nëse është Fushë Obligative e kërkuar gjatë plotësimit të Aplikacionit.
  • Mesatarisht, sa kohë duhet për të plotësuar një aplikacion?

    Për të plotësuar një aplikacion pune, ju duhet të ndani nga koha e juaj rreth 20-30 minuta, përfshirë këtu edhe leximin e deklaratave gjatë aplikimit, si dhe vëmendjen për të mos bërë gabime gjatë aplikimit.
  • A mund të ndaloj aplikimin në gjysmë, e më pas të vazhdoj aty ku kam mbetur?

    Fatkeqëaiaht ju nuk mund të ndërpreni procesin e aplikimit dhe të vazhdoni më vonë aty ku keni mbetur. Të gjitha të dhënat dhe fushat e plotësuara fshihen në rast se ndërpreni aplikimin.
  • A mund ta ndryshoj aplikacionin tim pasi e kam dërguar?

    Jo, ju nuk mund ta ndryshoni aplikacionin pasi ta keni përfunduar tërësisht procesin, prandaj sigurohuni që të gjitha të dhënat tuaja janë në rregull para se të shtypni butonin e fundit për aplikim.
  • A dërgoni ndonjë konfirmim se aplikimi është kryer me sukses?

    Po, pasi të keni përfunduar tërësisht aplikimin, në ekran ju shfaqet mesazhi i konfirmimit që keni kryer të gjitha hapat e nevojshëm të aplikimit.
  • Për sa kohë kontaktohem nga ana juaj pas aplikimit?

    Varësisht nëse jeni përzgjedhur apo jo për të vazhduar tutje, si dhe varësisht nga pozita dhe kualifikimet tuaja, ndryshon edhe koha e kontaktit nga ana jonë.
  • A kontaktohem nga ju edhe nëse nuk jam përzgjedhur për intervistë?

    Jo, nga ne kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
  • Nëse nuk përzgjedhëm për një pozitë, a mund të aplikoj në pozita të tjera?

    Po, ju mund të aplikoni për pozita të tjera.

Pozitat Part Time

  • Si duhet të aplikoj për një pozitë Part Time?

    Gjeni konkursin e hapur për pozitën e preferuar dhe ndjekni hap pas hapi procesin e aplikimit Online.
  • Cilat janë kriteret e punësimit Part Time në dyqanet tuaja?

    Secila pozitë e hapur, përmbanë kërkesat dhe aftësitë që duhet apo preferohet të ketë një individ për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës.
  • Mesatarisht, sa kohë duhet për të plotësuar një aplikacion për pozitat Part Time?

    Për të plotësuar një aplikacion pune, ju duhet të ndani nga koha e juaj rreth 20-30 minuta, përfshirë këtu edhe leximin e deklaratave gjatë aplikimit, si dhe vëmendjen për të mos bërë gabime gjatë aplikimit.
  • Si mund të di se për cilin vend/qytet është e hapur pozita?

    Kur klikohet në pozitën e hapur për punë, brenda gjeni edhe vendin për të cilin është hapur pozita.
  • A kontaktohem nga ju edhe nëse nuk jam përzgjedhur për intervistë?

    Jo, nga ne kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Pozitat Full Time

  • Cilat janë kriteret e punësimit për pozita të rregullta Full Time?

    Secila pozitë e hapur e ka të cekur nëse është Part Time apo Full Time. Varësisht nga pozita, janë edhe kriteret dhe kërkesat tona të cilat ju duhet t’i plotësoni për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës.
  • Jam i/e interesuar të aplikoj për një pozitë pune e cila ende nuk është e hapur Online, a mund të aplikoj?

    Fatkeqësisht, jo. Ju nuk mund të aplikoni pa u hapur pozita Online.
  • A mund të aplikoj në kompaninë tuaj edhe nëse nuk jam shtatas i vendit ku aplikoj?

    Po, ju mund të aplikoni për punë tek ne nëse keni leje qëndrimi dhe leje pune për vendin ku aplikoni.

Asistenca Teknologjike

  • Cilat Browser-a rekomandoni për hapjen e Web faqes tuaj?

    • Internet Explorer 8.0+
    • Firefox 4.0+
    • Safari 4.0+
    • Chrome 12+
  • Në çfarë formati apo madhësie duhet të bashkangjiten CV apo dokumentet e tjera?

    Bashkëngjitjet janë të kufizuara në 5MB secila dhe secilit kandidat i lejohet një maksimum prej 5 bashkëngjitjesh. Skedaret dhe formatet e pranuara janë .avi, .bmp, .csv, .doc, .gif, .htm, .html, .jpg, .mov, .mp3, .mp4, .mpeg, .mpg, .ppt, .pdf, .rtf, .swf, .tif, .txt, .wmv, .xls, .xml, .docx, .pptx, .xlsx.

Siguria

  • Si mbrohen informatat e mia personale?

    Informatat tuaja mbeten konfidenciale tek ne. Qasjen në informatat e aplikantëve e kanë vetëm personat e autorizuar të kompanisë.
  • Si mund t’iu shmangem rekrutimeve fallco (mashtrimeve)?

    Për t’u siguruar që me të vërtetë po aplikoni tek ne, ju lutem lexoni me vëmendje rregullat më poshtë:
    • Ne pranojmë aplikacionet tuaja vetëm përmes Web faqes tonë zyrtare.
    • Ne asnjëherë nuk kërkojmë para si pjesë e procesit të aplikimit.
    • Ne i kontaktojmë aplikuesit vetëm përmes telefonave dhe email-ave tonë zyrtar.
    • Përdorni çdoherë Browser-ët e rekomanduar nga ne për hapjen e Web faqes tonë.
    • Bazohuni edhe në rrjetet tona sociale zyrtare për t’u informuar më shumë për kompaninë
    • Çfarëdo email-i, mesazhi apo telefonate që pranoni në emër të kompanisë tonë nga adresa të tjera jozyrtare apo të pakonfirmuara nga ne, nuk janë të vlefshme.

Mundësi

  • Si mund të kërkoj pozitat që më përshtaten për profilin, aftësitë dhe vendbanimin tim?

    Në faqen tonë të Karrierës keni mundësi të zgjidhni Departamentet dhe të shihni pozitat që ofrohen në Kompaninë tonë, qofshin ato pozita në dyqanet tona apo edhe pozita në zyrat e tjera Kompanisë.

    Zgjedhni pozitën që ju përshtatet dhe vazhdoni më tutje me hapat e aplikimt.
    Vini re, ju mund të aplikoni vetëm në pozitat të cilat figurojnë si të hapura.
  • Punëtor egzistues apo ish staf i kompanisë

    Edhe nëse jeni punëtor egzistues ose ish staf i kompanisë tonë, ju mund të riaplikoni për pozitën e dëshiruar.

    Rekomandohet qe punëtorët egzistues të konsultohen edhe me Burimet Njerëzore për çdo informatë apo pyetje shtesë.